Ulja e pagave për shkak të situatës së vështirë, Ronaldo me shokë e kanë vendosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 14:22

Ulja e pagave për shkak të situatës së vështirë, Ronaldo me shokë e kanë vendosur

Koronavirusi ka sjellë probleme të shumta financiare te shumë klube, për shkak të pezullimit të futbollit.FBL-ITA-SERIEA-JUVENTUS-INTER

Në këtë situatë, shumë ekipe shikojnë si zgjidhjen e vetme uljen e rrogave të futbollistëve të tyre.

Disa nga futbollistët e Juventusit, si Ronaldo, Kielini, Bonuçi dhe Bufon, kanë pranuar të ulin pagat e tyre, për t’ia bërë sa më të lehtë ekipit të tyre, ta kalojë këtë moment pas shumë vështirësi.

Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por e rëndësishme është që Ronaldo me shokë do të pranonin uljen dhe reduktimin e pagave të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"