Ulja e limitit të buxhetit, Ferrari kërcënon me largim nga Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2020 | 19:39

Ulja e limitit të buxhetit, Ferrari kërcënon me largim nga Formula 1

Formula 1 po mendon për një tjetër reduktim të buxhetit tavan për sezonet e ardhshme. Ferrari është tërësisht në kundërshtim me këtë ide dhe madje kërcënon edhe me një largim të mundshëm. Këtë gjë e deklaron vetë shefi i “kokëkuqes”, Matia Binoto.

Ferrari

“Nëse do të zbresim nën shifrën 145 milionë dollarë, ashtu sikurse po flitet së fundmi, mund të shikojmë zgjedhje të tjera dhe të largohemi nga Formula 1.

Ne duam të garantojmë vazhdimësinë e AND-së sonë në gara”, tha Binoto. Një vit më parë F1 kishte vendosur limitin e 175 milionë dollarëve për vitin 2021, por për shkak të situatës me Koronavirusin “Liberty Media” dhe FIA po mendojnë që ta zbresin këtë shifër në 145 milionë. Një ulje të tillë Ferrari e shikon si një pengesë të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të makinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"