Uli në stol Ronaldon dhe shënoi tre gola, Gonçalo Ramos: Përsëri titullar? Ky diskutim nuk më përket mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 22:27

Uli në stol Ronaldon dhe shënoi tre gola, Gonçalo Ramos: Përsëri titullar? Ky diskutim nuk më përket mua

Gonçalo Ramos është ylli i ri i përfaqësueses së Portugalisë dhe në një ndeshje që mund të prodhonte shumë polemika, ai mbylli çdo diskutim me një paraqitje të jashtëzakonshme në Botëror. I panjohur për shumëkënd, ai u aktivizua si titullar në vend të Kristiano Ronaldos në një duel me eliminim direkt në Kupën e Botës dhe nuk zhgënjeu, duke shënuar 3 gola e dhënë një asist në fitoren 6-1 ndaj Zvicrës.

goncalo ramos

“Gjithçka ndodh shumë shpejt, ndaj duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, deklaroi ai menjëherë pas sfidës ku mori me vete topin kujtim pas tregolëshit. Një paraqitje mbresëlënëse që mendohet se mund të vazhdojë edhe në sfidën e ardhshme ndaj Marokut. Por duket se ai e di që në një skuadër ku talenti në sulm nuk mungon, vendi nuk është i sigurt.

“Janë diskutime që nuk më përkasin mua. Unë mundohem që të punoj sa më shumë dhe pastaj të shohim. Ronaldo? Kristiano foli me mua, ashtu si flet me të gjithë të tjerët. Gjithçka shkoi shumë mirë”, u shpreh 21-vjeçari pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL