Uli Hënes: Jam i zhgënjyer nga interpretimi i lojës së Bajernit, e presin sfida të vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 16:43

Uli Hënes: Jam i zhgënjyer nga interpretimi i lojës së Bajernit, e presin sfida të vështira

Kritikat mbi gjendjen aktuale të kampionëve të ligës vendëse nuk janë kursyer as nga Presidenti i Nderit, Uli Hënes.

-800-0-85b9d14b895411390e492ca5d232cbfd

Ai përmes “Kicker” i ka dhënë mesazh të qartë ekipit dhe trajnerit Nagelsman: Jam i zhgënjyer nga interpretimi i lojës së Bajernit. Ata nuk po prezantojnë asgjë nga ajo që jemi mësuar të shikojmë nga repertori i tyre. Shpresoj se 3 testet e ardhshme do të jenë reflektues për t’ia dalë në duelet e Champions-it përballë Parisit, përndryshe situata do të ketë pasoja shumë të rënda në çdo departament”, përfundoi 71-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"