Ulet euforia te Dinamo, Saliaj: Shohim përpara, nuk dua të flas për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2019 | 12:47

Ulet euforia te Dinamo, Saliaj: Shohim përpara, nuk dua të flas për…

Me konfirmimin e Skënderbeut në Superiore u shuan shpresat e kryeqytetasve për ngjitjen direkt në Superligë. Tashmë planet dhe “ëndrrat” me Superiore kanë rënë te Dinamo dhe normalisht që futbollistët e planifikuar e çdo detaj tjetër u fshi.

Dinamo

Drejtuesit e skuadrës po mendojnë tani për një organizim ndryshe, që minimalisht të jenë pretendentë në Kategorinë e Parë. Është administratori Ismet Saliaj, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” flet për situatën aktuale.

Saliaj

“Tashmë çdo gjë sa u përket planeve për Superligën u shua dhe po shohim për ta riorganizuar ekipin për të vazhduar garën në kategorinë që militojmë. Presim që jo vetëm që futbollistët aktualë të qëndrojnë, por të bëjmë edhe disa afrime. Presim kohën që të sistemohen ekipet e Superligës dhe më pas të ndërhyjmë në merkato. Nuk dua të flas më për ato që ndodhën, çfarë u menduan dhe çfarë u premtua, por dua të vazhdojmë përpara. Ka shumë vështirësi, por shpresoj t’ia dalim në misionin tonë. Dashamirësit tanë vazhdojmë t’i kemi, ata kanë qenë mjaft korrektë dhe i falënderoj. E theksoj, edhe pse me vështirësi, do përpiqemi të kemi një ekip konkurrues”, tha administratori i Dinamos, Ismet Saliaj.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"