Ulërima me zë të lartë, policia ngatërron stërvitjen e yllit të tenisit me xhirimin e një filmi porno

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 18:23

Ulërima me zë të lartë, policia ngatërron stërvitjen e yllit të tenisit me xhirimin e një filmi porno

Dominik Tiem, ish-numri 3 në renditjen botërore të tenisit, nuk po kalon një formë shumë të mirë në këtë periudhë për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Austriaku 28-vjeçar ishte numri 3 në botë, por tashmë ka rënë në vendin e 352-të. Kështu ai i është kthyer stërvitjeve intensive në vendlindjen e tij, por ka përjetuar një situatë shumë të veçantë.

sdsdasd

Në Austri kanë zbuluar se në qendrën stërvitore ku po përgatitet tenisti, është shfaqur për një vizitë policia lokale, e cila mendonte se aty po xhirohej një film porno. Komshinjtë kanë raportuar për ulërima të forta që dëgjoheshin dhe kanë menduar se mos aty po regjistrohej një film i tillë.

Por në fakt ishin vetëm ulërimat e Tiem, gjatë shërbimeve të forta apo duke iu përgjigjur gjuajtjeve të tilla. “Nuk është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë. Është gjithmonë argëtuese dhe e mirëkuptoj, pasi me raste kur stërvitem, ulërij  dhe bëj zhurma të çuditshme”, pranoi Tiem për mediat në vendlindje, duke saktësuar se gjithçka ishte mbyllur me shumë buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh me policinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"