Ukraina “mace e zezë”, sot për revansh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 13:48

Ukraina “mace e zezë”, sot për revansh

Kuqezinjtë do të zbresin sot në fushë për të fundit test përpara Ligës së Kombeve që do të startojë në shtator. Shqipëria vjen pas dy humbjesh radhazi, me Norvegjinë në “Elbasan Arena” dhe me Kosovën në stadiumin e Zyrihut. Por, kundërshtari i sotëm nuk lë shumë vend për optimizëm, referuar jo vetëm situatës aktuale të Kombëtares, por edhe për vetë statistikat dhe përballjet direkte.

ukr

Me skuadrën që drejtohet nga Andrij Shevçenko, Shqipëria është përballur pesë herë. Ukraina ka fituar katër herë, duke u bërë si një “mace e zezë” për kuqezinjtë. I pari triumf i tyre daton në 29 mars 1997 dhe i dyti në gusht të po këtij viti, me rezultat minimal, 1-0. Në vitin 2005, shortet kanë përballur edhe një herë këto dy përfaqësuese dhe më 9 shkurt, Ukraina triumfon në Tiranë 0-2, ndërsa në sfidën e kthimit më 8 tetor, regjistrohet barazimi i vetëm, 2-2. E fundit përballje është luajtur përpara Europianit, ku Ukraina fitoi 3-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"