“Ujku” i golave në Shkodër, kapiteni Lika: Fitorja ndaj Kukësit ishte… taktikë e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 19:50

“Ujku” i golave në Shkodër, kapiteni Lika: Fitorja ndaj Kukësit ishte… taktikë e trajnerit

Gilman Lika vazhdon të dëshmojë se është një “ujk” kur vjen fjala për gola. Me atë goditje vrastare i dha një trepikësh të madh Vllaznisë së tij.

Vllaznia festa e golit Gilman Lika

Për mediat, ai u shpreh i lumtur për fitoren, ndërkohë që nuk i tremben asnjë ekipi. “Goli në ato minuta ishte i rëndësishëm për ne. E kemi deklaruar edhe më parë që ekipi ka pasur pak mungesë fizike prej fazës përgatitore, por me kalimin e ndeshjeve çdo gjë ka ardhur duke u përmirësuar. Kjo fitore me Kukësin nuk ishte krejtësisht e papritur. Taktika e trajnerit duke shfrytëzuar kundërsulmin ishte çelësi dhe besoj se i zbatuam në maksimum detyrat e tij”, u shpreh fillimisht kapiteni.

Në lidhje me objektivat dhe ndeshjen e radhës, Lika pohoi. “Të jemi realistë, pavarësisht vendit të parë, nuk është se objektivi ynë është të dalim kampionë. Por, ne kemi një grup të mirë që nuk i frikësohemi asnjë ekipi. Thjesht duhet të jemi të qetë në fushë dhe të japim gjithsecili maksimumin. Lider? Këtë nuk shkon ta them unë. Ata që shohin nga jashtë, e dallojnë më mirë se cili është lideri. Partizani? Thjesht një ndeshje e radhës, është në Shkodër dhe do ta përgatisim për ta fituar”, përfundoi Gilman Lika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"