Uimbëlldon ndryshon rregullat për shkak të Ukrainës, ja çfarë i ka lejuar kompeticioni tenistëve pjesëmarrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2022 | 14:18

Uimbëlldon ndryshon rregullat për shkak të Ukrainës, ja çfarë i ka lejuar kompeticioni tenistëve pjesëmarrës

Uimbëlldoni ka vendosur të ndryshojë rregullat e veshjeve për tenistët pjesëmarrës duke i lejuar atyre të mbajnë në uniformë flamurin ukrainas.

5646456

Rregullat e kompeticionit e ndalonin rreptësishtë vendosjen e simboleve në uniformat e bardhe për shkak të rregullave të sponsorizimit, por duket se ky rregull është lënë mënjanë pas situatës në Ukrainë.

Ka qenë vetë tenistja Lesia Tsurenko e cila ka garuar duke mbajtur në uniformën e saj flamurin ukrainas.

Uimbëlldon gjithashtu ka përjashtuar nga pjesëmarrja tenistët Rusë dhe Bjellorusë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"