Uigan shokon Sitin, merr fund ëndrra e “pokerit”. Aguero sherr me tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 10:07

Uigan shokon Sitin, merr fund ëndrra e “pokerit”. Aguero sherr me tifozët

Është ligj i pashkruar i Kupës FA: Një emër i madh është i destinuar të dështojë përballë ekipeve që vijnë nga Kategoritë Inferiore.

920876220.jpg.0

Por askush nuk e kishte imagjinuar që në pritje për të mësuar edhe fituesit e “replay”- t të Suonsi-Shefielld Uednesdej dhe Totenham-Roçdejl, viktima e 1/8-ave të turneut më të vjetër në botë të ishte Mançester Siti, dominuesi i Premier Ligës dhe një prej ekipeve më të mira të Europës, i cili i jep fund ëndrrës për të fituar të katër trofetë e këtij sezoni pas humbjes në “DW Stadium”, ku përballë ishte formacioni i Kategorisë së Tretë, Uigani.

Wigan-Athletic-v-Manchester-City-The-Emirates-FA-Cup-Fifth-Round

Të zotët e shtëpisë fituan me të vetmin gol të ndeshjes shënuar nga Grig, 11 minuta nga fundi, ndërkohë që “qytetarët” kishin mbetur me 10 veta që prej fundit të pjesës së parë, ku Delf u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli të rrezikshëm.

29120617c43444ed860a24ba77a69258

Guardiola la pushim disa prej yjeve, mes të cilëve De Brujne, por skuadra në fushë nuk ka justifikime për të mos marrë maksimumin. Ndeshja nis shkëlqyeshëm për “qytetarët” që kërcënojnë me Gyndoan në 10′, por Grig i përgjigjet dy minuta më vonë. Pas gjysmë ore lojë, Fernandinjo ka një top të mirë, por e dërgon jashtë.

Përfundon mbi traversë edhe gjuajtja e Gyndoanit 35′. Në fund të pjesës së parë, Aguero shpërdoron golin edhe pse mbërriti i vetëm përballë Uolltën.

Vigan

Por, në minutën e dytë të shtesës vjen episodi që ndryshoi historinë e ndeshjes. Delf ndërhyn me takat ngritur dhe arbitri Tejlor fillimisht i nxjerr të verdhin, por pas protestave të lojtarëve vendës ndryshon mendje dhe e dërgon në dushe. Guardiola tërbohet, por më të keqen nuk e ka parë ende.

Sit

Ai sakrifikon Sanenë për Uokerin, por me Sitin me 10 veta, ndeshja bllokohet edhe më shumë. Ishte pikërisht një gabim i Uokerit, i cili i lejoi Uiganit të shënojë në 79′. Në fund, Siti provon gjithçka, por Uigani reziston, shkakton viktimën e tretë të Premier Ligës këtë sezon.

Wigan Athletic v Manchester City - The Emirates FA Cup Fifth Round

Tifozët pushtojnë fushën dhe ka momente tensioni (Aguero godet edhe njërin prej tyre), ndërsa debati i nxehtë importohet edhe në tunel mes trajnerit Guardiola dhe kolegut të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"