Uellsi humbi përballë Danimarkës, Bejl: Arbitri gaboi, nëse do të ishim në Uells…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 21:39

Uellsi humbi përballë Danimarkës, Bejl: Arbitri gaboi, nëse do të ishim në Uells…

Skuadra e Uellsit u mund nga Danimarka pasi kësaj të fundit iu rikthyen edhe lojtarët e rëndësishëm në ekip pas shenjës së protestës që bën duke e braktisur. Pas ndeshjes “ylli” i Uellsit dhe Realit të Madridit, Garet Bejl ka folur në lidhje me ndeshjen dhe është shprehur:

BALE-499x280

Jemi të zhgënjyer me humbjen kundër Danimarkës. Donim ta fitonin këtë ndeshje, si të gjitha ndeshjet ku unë me shokët e mi të skuadrës zbresim në fushë. Jam krenar gjithsesi, pasi luftuam shumë kundër një kundërshtari të fortë. Jemi në proceset e para të një projekti të ri dhe duam që të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Ka gjëra pozitive që mund të marrim nga ky takim. Arbitri gaboi, pasi penalltia nuk ishte. U ndikua nga tifozët dhe e them me plot bindje se nëse do të ishim në Uells, as nuk do ta mendonte për ta akorduar. Gjithsesi, mbaroi ky takim dhe të shohim për ndeshjen e ardhshme, ku objektivi është padiskutim vetëm fitorja.- tha Bejl.

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"