“Uells, golf, Madrid”, Bejl feston kualifikimin në Europian dhe “tërbon” Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 13:10

“Uells, golf, Madrid”, Bejl feston kualifikimin në Europian dhe “tërbon” Realin

Uellsi arriti mbrëmjen e djeshme të prekte kualifikimin për në Europian. Garet Bejl, ylli i skuadrës ishte një ndër lojtarët kyç të këtij suksesi.

bejl

Në festën e skuadrës në përfundim të ndeshjes, Bejl ka valëvitur flamurin e Uellsit, ku ishte shkruar: “Uells. Golf. Madrid”. Ky ishte rendi i tre fjalëve, që tregojnë një mungesë respekti ndaj Reali të Madridit.

Më këtë festim Bejl e thotë hapur se mendon fillimisht për Uellsin, golfin dhe në fund Realin e Madridit. Ky festim ka sjellë një sërë polemikash te Reali, ku lojtari e ka shprehur që në verë se kërkon largimin nga ekipi spanjoll.

Festimi i Bejlit bën xhiron në rrjet dhe për këtë lojtari është i kënaqur, pasi tregon për të disatën e herë dëshirën për t’u larguar nga Reali.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"