UEFA vendos për finalen e Champions-it dhe Europa Ligës, do të ketë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 16:10

UEFA vendos për finalen e Champions-it dhe Europa Ligës, do të ketë…

Fituesi i Champions-it dhe Europa Ligës do të marrin trofetë e tyre në një ceremoni të plotë. Ndryshe nga seç ka ndodhur në Ligat e Europës, UEFA duket se do të vazhdojë traditën e saj në dhënien e çmimeve.

champions-league-final-2020-uefa-august

Presidenti i UEFA-as, Aleksandër Ceferin, do t’i nënshtrohet një testi të “COVID”, ashtu siç kanë bërë lojtarët dhe stafet teknike, për të parandaluar infeksionet e mundshme.

Slloveni do të kryejë disa teste gjatë këtyre ditëve për të qenë sa më i sigurt. Ndërkohë, udhëtimet e tij nga hoteli do të jenë të limituara, ashtu si dhe kontakti me njerëzit e tjerë. Ceferin nuk do të vendosë maskë në ceremoni.

Kujtojmë se finalja e Champions-it do të luhet në Lisbonë të Portugalisë, ndërsa ajo e Europa Ligës në Këln të Gjermanisë. Medaljet dhe kupat do të shpërndahen në fushën e lojës, dhe jo në tribuna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"