UEFA shtyn kompeticionet prej koronavirusit, Tirana përgatit planin pas vendimit të qeverisë së futbollit europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 17:42

UEFA shtyn kompeticionet prej koronavirusit, Tirana përgatit planin pas vendimit të qeverisë së futbollit europian

Klubi i Tiranës ka vendosur një program të posaçëm për stërvitje individuale për çdo futbollist të tij pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e çdo kompeticioni të futbollit në kontinentin europian për shkak të gjendjes alarmante të krijuar nga përhapja e koronavirusi.

tirana

Në një njoftim në faqen e tij zyrtare, klubi bardheblu komunikon se për rinisjen e kampionatit dhe për t’u rikthyer te gara, lojtarët nuk duhet të ndërpresin përgatitjet edhe në këtë periudhë karantinimi.

Sot, UEFA urdhëroi shtyrjen e EURO 2020 për vitin e ardhshëm, ndërsa kampionatet kombëtare duhet të përfundojnë sezonin 2019-2020 deri në 30 qershor.

Njoftimi i Tiranës:

Sot është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme e komitetit ekzekutiv i UEFA-s ku nëpërmjet një video-konference me federatat antare është vendosur shtyrja zyrtarisht e çdo kampionati deri në normalizim të situatës. Ajo çka pritet të arrihet është mbyllja e çdo gare vendore deri më 30 qershor 2020.

Aktualisht Klubi Futbollit Tirana ka kërkuar lojtarëve dhe stafit të qëndrojnë në shtëpi ku ka shpërndarë një program individual për çdo futbollist që do të punojë gjatë kësaj periudhe. Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të urojmë që kjo gjëndje të përfundojë sa më shpejt dhe gjithçka ti kthehet normalitetit!

tirana

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"