UEFA shpall formacionin e vitit 2013, mungon Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2014 | 15:47

UEFA shpall formacionin e vitit 2013, mungon Mesi

11-shjaUEFA ka shpallur formacionin më të mirë për sezonin e kaluar. Surpriza më e madhe e kësaj liste ishte mungesa e sulmuesit argjentinas të Barcelonës, katër herë radhazi fitues i “Topit të Artë”, Lionel Mesi. Ky i fundit në katër vitet e fundit ishte rregullisht i pranishëm në këtë formacion. Në këtë listë, fituesit në fuqi të Ligës së Europës, Bajern Mynih, ka më tepër (katër) lojtarë, ndërsa Real Madrid ka tre. Vlen të theksohet se Seria A nuk ka asnjë lojtar, ndërkaq nga Premier Liga figuron vetëm një lojtar, përkatësisht Mesut Ozil i Arsenalit.

Ja dhe lista e lojtarëve, që bëjnë pjesë në formacionin më të mirë të UEFA-s për vitin që shkoi.
Manuel Nojer (Bajern), Filip Lahm (Bajern), Serxhio Ramos (Real Madrid), Tiago Silva (PSG), David Alaba (Bajern), Marko Rojs (Borusia Dortmund), Gareth Bale (Real Madrid), Mesut Özil (Arsenal), Franck Ribéry (Bajern), Zlatan Ibrahimovic (PSG) dhe Kristiano Ronaldo (Real Madrid).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"