UEFA publikon vendet e lira, edhe 2000 bileta për kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2016 | 20:21

UEFA publikon vendet e lira, edhe 2000 bileta për kuqezinjtë

Kur mbeten edhe pak javë nga fillimi i Europianit në Francë (10 qershor-10 korri) UEFA njofton tifozët se ende ka vende të lira në stadiume.

1Shqipëria është në Grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë dhe pikërisht ndaj kësaj të fundit tifozët mund të gjejnë bileta të pashitura.

Kuqezinjtë do të luajnë më 19 korrik ndaj Rumanisë në orën 21:00 në Lion të Francës. Sipas një njoftimi të publikuar në sajtin zyrtar të UEFA-s, për këtë ndeshje ka rreth 2000 bileta të lira.

Untitled-10

Tifozët që janë të interesuar mund të gjejnë bileta në pozicionin qendror në stadiumit, pas portave apo pranë goditjeve të këndit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"