UEFA pritet të organizojë një turne të tretë, më shumë mundësi për skuadrat shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 15:25

UEFA pritet të organizojë një turne të tretë, më shumë mundësi për skuadrat shqiptare

UEFA po bëhet gati të zyrtarizojë një turne të tretë. Përveç Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, institucioni më i madh i futbollit në Europë po mendon të zhvollojë një kompedicion që do të ketë në plan të parë klubet e vendeve të vogla.

ΚΥΠΕΛΛΑ-ΟΥΕΦΑ

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, pas mbledhes së shoqatës të klubeve europiane. “Jemi në pritje të aprovimit përfundimtar nga UEFA për kompedicionin e tretë, duke e çuar në 96 numrin e përgjithshëm të skuadrave pjesëmarrëse në Europë. E gjitha kjo duke nisur nga viit 2021-2022. Duhet bërë një vlerësim i kalendarit ndërkombëtar përpara e të miratohet modeli i ri pas vitit 2024”, u shpreh Anjeli.

anjeli

Ky turne pritet tu jap mundësi vendeve të vogla të përfaqësohen  në fazën finale të turneve europiane. Kompedicionet e tjerë dominohen nga klubet e 5 kampionateve më të forta të Europës dhe ky organizim i tretë pritet të sjelë më shumë të ardhura për klubeve e vendeve të vogla. Ndarja e turneve pritet të jetë: Liga e Kampionëve 32 skuadra, Europa Ligë nga 48 në 32 dhe kompedicioni i ri 32.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"