UEFA përzgjedh Ajetin mes lojtarëve të spikatur të Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 9:41

UEFA përzgjedh Ajetin mes lojtarëve të spikatur të Europianit

Paraqitjet në Europian i kanë garantuar Arlind Ajetit jo vetëm sigurinë se do të jetë një futbollist i rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares shqiptare, por edhe një kontratë të rëndësishme me Torinon në Serinë A. Dy ditë pas mbylljes së Europianit, ka ardhur edhe “qershia mbi tortë’, përfshirja e tij nga UEFA në listën e lojtarëve që kanë shpërthyer në këtë turne.

ajeti france

“Një turne me ulje ngritje për mbrojtësin, i cili pa ndeshjen e parë kundër Zvicrës nga stoli i rezervave, pastaj pësoi një tronditje ndaj Francës pas një paraqitjeje mbresëlënëse. Ai prodhoi një paraqitje që i dha titullin e “Lojtarit të ndeshjes” në fitoren historike kundër Rumanisë, ndërsa iu bashkua Torinos dy javë më vonë”, ishte komenti i UEFA-s për futbollistin kuqezi.

Arlind-Ajeti

Në listën e UEFA si “zbulime” në Euro 2016 janë edhe Rafael Guerreiro (Portugali), Hal Robson-Kanu (Uells), Nolito (Spanjë), Majkëll MekGovern (Irlanda e Veriut), Hanes Halldorson (Islandë), Kamil Glik dhe Mishał Pazdan (Poloni), Tomas Munier (Belgjikë).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"