UEFA nuk kursen ndëshkimet, pas Shqipërisë e pësojnë Lacio dhe klubi i njohur europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 21:47

UEFA nuk kursen ndëshkimet, pas Shqipërisë e pësojnë Lacio dhe klubi i njohur europian

UEFA ka gjobitur për herë të tretë këtë sezon klubin e Sëlltikut për ndezjen e flakadanëve në sfidëne 7 nëntorit të fazës së grupeve të Europa Ligës 1-2 ndaj Lacios në Romë.

zkrfyiznypu31
Dhoma e Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit Sportiv detyron klubin skocez të paguajë 15 mijë € për shkeljen e rregullores së mbarëvajtjes së takimeve.

Në dy raste të tjera të ndeshjeve të Europa Ligës, “The Bhoys” janë gjobitur me 12.500 € për problemet e shkaktuara me AIK Stokholmin dhe 15 mijë € për shpalosjen e banderolave dhe koret ofenduese në takimin e 24 tetorit po me Lacion.

Edhe Lacios nuk i ka shpëtuar penalizimit nga UEFA teksa është gjobitur me 9250 €për hedhjen e sendeve shpërthyese në fushë në ballafaqimin me skocezët.

AP_18266547484690

Kujtojmë që po ditën e sotme, UEFA gjobiti me 23.250 € Shqipërinë për vërshëllimat dhe hedhjen e sendeve në fushën e “Air Albania” gjatë sfidës së fundit eliminatore për EURO 2020 ndaj Francës në 17 nëntor, ku humbëm me rezultatin 0-2.

maxresdefault (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"