UEFA ndryshon kompeticionin më të dashur, në Champions League 26 ekipe direkt në grupe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2018 | 22:55

UEFA ndryshon kompeticionin më të dashur, në Champions League 26 ekipe direkt në grupe

UEFA do të aplikojë ndryshime në mënyrën e kualifikimit në Champions League, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, duke favorizuar gjigantët e futbollit kontinental në qasjen e drejtpërdrejtë për në fazën e grupeve.

Katër skuadrat e renditura më mirë në Premier League, ashtu si në Bundesligë, në La Ligën spanjolle dhe në Serie A, do të kenë hyrje automatike në vitrinën e futbollit europian.

championsi

Më parë, ekipet e renditura të katërtat duhej të llogarisnin rrugën e tyre përmes fazës kualifikuese. 26 skuadra do të hyjnë drejtpërdrejt në grupe, krahasuar me 22 që ishin në formatin e vjetër. Kjo përfshin fituesin e Championsit dhe atë të Europa League, në sezonin paraardhës.

Për shembull në Angli, nëse kampionati mbyllet kështu, Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham do të hynin në Champions, ndërsa Arsenali e Chelsea do të mbeteshin jashtë. Do të ndryshojë gjithashtu orari i transmetimeve televizive, duke përshtatur Championsin me fasha oraresh të ngjashme me Europa League.

Ajo çfarë nuk do t’u pëlqejë tifozëve është se, në fund të qershorit dhe në korrik do të ketë ndeshje paraeliminatore, pikërisht në kohën kur futbolli do të fokusohet në shfaqjen globale, turneun “Rusi 2018”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"