UEFA nderon Zvicrën, i jep 3 pikë në tavolinë dhe e largon nga vendi i fundit. Ukraina e pëson dyfish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 23:11

UEFA nderon Zvicrën, i jep 3 pikë në tavolinë dhe e largon nga vendi i fundit. Ukraina e pëson dyfish

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Zvicrës dhe Ukrainës, e planifikuar për tu zhvilluar më 17 nëntor, nuk u luajt, për shkak të rasteve me Covid-19, te skuadra ukrainase.

https___futnsoccer.com_wp-content_uploads_2020_11_fbl-eur-nations-sui-esp-scaled

Në këtë situatë, UEFA ka vendosur që t’ia japë fitoren në tavolinë Zvicrës me rezultatin 3-0. Një vendim ky i marrë nga institucioni më i lartë i futbollit në Europë, pasi ndeshja është e pamundur që të zhvillohet përsëri.

Kështu Zvicra i largohet vendit të fundit në grupin 4 të Ligës A, dhe shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Ukraina zbret në vendin e fundit dhe kështu kalon në Ligën B për edicionin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"