UEFA merr vendimin, ja dënimi që jep për klubin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:17

UEFA merr vendimin, ja dënimi që jep për klubin italian

Qeveria Europiane e Futbollit, UEFA ka dhënë verdiktin përfundimtar për presidentin e Romës, Xhejms Palota. Kështu UEFA ka vendosur që të dënojë me tre muaj pezullim presidentin e klubit italian si edhe një gjobë prej 19.000 eurove për klubin që ai zotëron.

james-pallotta-roma-owner

Dënimi ka të bëjë me deklaratat që ka dhënë presidenti në gjysmëfinalen e kthimit midis Liverpulit dhe Romës në “Ligën e Kampionëve” ku ia ushpreh: “Është e turpshme që të ndodhin gjëra të tilla në Champions” duke iu referuar mungesës së teknologjisë VAR. Ndërkohë gjoba prej 19.000 eurosh është vendosur për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve dhe për mangësive në organizim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"