UEFA, leksion anglishtfolësve për t’u mësuar emrin e Elseid Hysajt (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 19:43

UEFA, leksion anglishtfolësve për t’u mësuar emrin e Elseid Hysajt (FOTO)

Emri i Elsedi Hysajt është mjaft i lehtë për t’u shqiptuar nga të gjithë bashkëkombësit e tij. Por me shpërthimin e mbrojtësit në radhët e Napolit, sigurisht që është rritur edhe interesimi për të në të gjithë botën.

hysaj

Futbollisti do të jetë protagonist në ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe për këtë arsye, UEFA është munduar që të ndihmojë anglishtfolësit në të gjithë botën, për të shqiptuar ashtu siç duhet emrin e futbollistit shqiptar.

hysaj napoli

Hysaj përfshihet në një listë të gjatë me emra që UEFA i ka cilësuar “të çuditshëm” për anglishtfolësit, mes lojtarëve që do të luajnë në Ligën e Kampioneve në këtë edicion. Janë emra të njohur për publikun shqiptar dhe ku shpjegohet se për shembull emri i portierit të dytë të Juventusit shqiptohet Vojçek Shensni apo se mesfushori portugez i Monakos duhet të shqiptohet Zhoao Muçinjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"