UEFA ka vendosur për fatin e Juventus-Lion, ja kur do të luhet ndeshja e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 21:33

UEFA ka vendosur për fatin e Juventus-Lion, ja kur do të luhet ndeshja e kthimit

Ndeshja e kthimit Juventus-Lion, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, pritet të luhet në datë 8 gusht, raporton “RMC Sport”.

lion

UEFA është e vendosur për të përfunduar kompeticionet për këtë sezon. Fillimi i gushtit konsiderohet si periudha më e mundshme për rifillimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës, por çdo gjë do të varet dhe te fakti sesa do të zgjasë mbyllja e kampionateve.

UEFA

Burimet e “RMC Sport” afër UEFA-s i kanë raportuar se një takim është mbajtur ditën e sotme dhe UEFA ka bërë të ditur qëllimin për të luajtur ndeshjen e kthimit në datë 8 gusht. Gjithsesi, akoma nuk ka vendim zyrtar për mënyrën sesi do të jetë formati për pjesën e mbetur të këtyre ndeshjeve.

Ndeshja e parë midis Lionit dhe Juventusit përfundoi me rezultatin 1-0. Bardhezinjtë shpresonin të përmbysnin rezultatin në ndeshjen e kthimit, për faktin se do të kishin një nxitje më tepër, pra faktin që luajnë në shtëpinë e tyre.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"