UEFA hap procedurat disiplinore ndaj Ronaldos, portugezi mund të mungojë ndaj Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 15:02

UEFA hap procedurat disiplinore ndaj Ronaldos, portugezi mund të mungojë ndaj Junajtid

Kristiano Ronaldo ka bërë një gjest jo të mirë në ndeshjen që Juventusi zhvilloi përballë Valencias në Spanjë. Portugezi në një dyluftim me mbrojtësin Murijo e shtyu këtë të fundit nga koka dhe arbitri menjëherë e ndëshkoi me karton të kuq portugezin i cili nuk e priti aspak mirë.

ronaldoo1

Ndërsa tani ai mund ta pësojë rëndë kartonin e kuq. Është UEFA e cila ka konfirmuar se ka hapur procedurat disiplinore ndaj “yllit” luzitan. Me shumë mundësi sipas asaj që bëjnë me dije mediat britanike, portugezi mund të dënohet me dy ndeshje mungesë që do të thotë se nuk do të luajë përballë Mançester Junajtid.

Kujtojmë që në sfidën e radhës, bardhezinjtë do të përballen ndaj Jang Bojs në Torino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"