UEFA / Formacioni ideal i Euro 2016, dominim i plotë portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 16:31

UEFA / Formacioni ideal i Euro 2016, dominim i plotë portugez

UEFA ka publikuar skuadrën ideale të Euro 2016, ku bie në sy prania vetëm e lojtarëve të skuadrave që arritën në gjysmëfinalen e turneut dhe ku dominon Portugalia me 4 përfaqësues.

pepe

Skuadra (4-2-3-1): Rui Patrício (Portugali); Xhoshua Kimish (Gjermani), Zherom Boateng (Gjermani), Pepe (Portugali), Rafael Guerreiro (Portugali); Toni Kros (Gjermani), Xho Alen (Uells); Antuan Grizman (Francë), Aron Ramsei (Uells), Dmitri Paje (Francë); Kristiano Ronaldo (Portugali).

Në të kaluarën, përzgjidhej një skuadër prej 23 emrash, në të cilën Ronaldo ka qenë protagonist në vitet 2004 dhe 2012, ndërsa Pepe në ato të edicioneve 2008 dhe 2012. Ronaldo ishte gjithashtu pjesë e formacionit ideal të të gjithë kohëve në Europian, të përzgjedhur para fillimit të turneut.

tott

Skuadra e Euro 2016 u përzgjodh nga një panel prej 13 emrash të njohur, mes të cilëve ishin Aleks Ferguson, Alen Zhires, David Mojes apo Garet Sauthgeit.

“Pas shumë konsultimesh, ne zgjodhëm një skuadër në të cilën janë pjesë lojtarët që u paraqitën më mirë, në skuadrat që u paraqitën më mirë në Euro 2016”, tha Aleks Ferguson. “Kemi zgjedhur qendërmbrojtës dominues, mbrojtës krahu që mund të mbrojnë dhe sulmojnë, mesfushorë të tërhequr që mund të kontrollojnë lojën dhe sulmues dinamikë, fleksibël dhe krijues, të gjithë me aftësinë për të shënuar gola. Ne besojmë se ky formacion përfaqëson më të mirën e turneut”, tha skocezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"