UEFA e konfirmon, Vllaznia në Ligën e Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 13:14

UEFA e konfirmon, Vllaznia në Ligën e Kampionëve

Institucioni më i lartë i futbollit europian ka njoftuar klubin e Vllaznisë nëpërmjet një shkrese se mund të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për të rinj. Bëhet fjalë për ekipin e moshave U-19.

VLLAZNIA

Vllaznia, e shpallur kampione për këtë kategori, ka qenë në listën e pritjes, në varësi të ecurisë së ekipeve të të rriturve që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve. Ecuria e tyre ka qenë në favor të klubit shkodran. Shorti do të hidhet në datën 4 shtator në Nion të Zvicrës.

seg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"