UEFA e eliminoi nga Championsi, por rrugëtimi i Dritës nuk mbyllet këtu. Ja çfarë do të ndodhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 9:43

UEFA e eliminoi nga Championsi, por rrugëtimi i Dritës nuk mbyllet këtu. Ja çfarë do të ndodhë

Drita është eliminuar nga raundi i paraeliminatoreve të Champions, ku duhet të luante me Linfieldin, por që ndeshja nuk u zhvillua dhe kosovarët humbën 3-0 në tavolinë duke u eliminuar nga ky kompeticion.Drita e Gjilanit

Autoritetet zvicerane e anuluan ndeshjen e së martës shkaku i infektimeve me Covid-19 në skuadrën e Dritës, ndërsa të mërkurën UEFA mori vendim që skuadrës së Ardian Nuhiut t’ia shuajë ëndrrat për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke ia regjistruar ndeshjen si humbje me rezultat 3:0 në tavolinë.

Por, megjithatë rrugëtimi i Dritës në kompeticionet europiane nuk mbyllet këtu. Gjilanasit tani do të luajnënë raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës, aty ku do të përpiqen të kalojnë sa më shumë raunde.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"