UEFA dënon Skënderbeun pas akuzave për trukim ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2016 | 18:45

UEFA dënon Skënderbeun pas akuzave për trukim ndeshjesh

Klubi i Skënderbeut është dënuar nga UEFA pas akuzave të ngritura për trukimin e ndeshjeve.

ekipi kampion skenderbeu 2015-16Burime të “Panorama Sport” pranë klubit të Skënderbeut bëjnë të ditur se dënimi është me 1 vit mospjesëmarrje në kupat e Europës dhe 100 mijë euro gjobë.

Për këtë vendim të UEFA-s janë kontaktuar edhe drejtuesit e Skënderbeut, por nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare për masat e marra nga ‘qeveria e futbollit Europian’.

Nëse vendimi i UEFA-s qëndron në fuqi edhe pas apelimit nga klubi korçar deri më datën 20 qershor, atëherë Partizanit merr pjesë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Tirana kap zonën e Ligës së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"