UEFA dënoi Skënderbeun për trukim, FSHF flet për… mbajtëse çelësash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2016 | 22:39

UEFA dënoi Skënderbeun për trukim, FSHF flet për… mbajtëse çelësash

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të heshtë për dënimin e klubit të Skënderbeut për trukim ndeshjes nga UEFA. Pak ditë më parë u publikua lajmi se kampionët e Shqipërisë u pezulluan me një vit nga kupat e Europës, ndërkohë që FSHF ende nuk ka një qëndrim zyrtar për një çështje që prek edhe klube të tjera në Shqipëri.

13307472_1053001861404201_8610186646392699560_n

I fundit që ka folur për mediat nga zyrtarët e FSHF-së ishte sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. Në një prononcim që dha mbrëmjen e së mërkurës për “Supersport”, Shulku u ndal tek shpenzimet e FSHF-së për “Fun Zonë” në Francë dhe dhuratat për tifozët, por pa dhënë asnjë shpjegim për dënimin e Skënderbeut dhe qëndrimin që do të mbajë federata.

“Kjo është një gjë shumë e bukur që ka kushtuar por që ia vlen do te kemi një dyqan edhe në Marsejë të kësaj logjike. Ne kemi filluar një marketing shumë të gjerë për ekipin kombëtar. Dje është inauguruar dyqani në Tiranë dhe në këtë rrugë do të vazhdojmë edhe më tej”,-tha Shulku për “Supersport”.

IMG-20160608-WA0020Lajmin për dënimin e ardhur nga UEFA e pranoi edhe vetë klubi të hënën që shkoi duke thënë se çështjen do ta ankimojë në CAS.

Aktualisht, çështja e Skënderbeut prek edhe ecurinë e klubeve të tjera në kupat e Europës si Partizani apo Tirana. Nëse dënimi mbetet në fuqi deri më 20 qershor, datë në të cilin do të hidhet edhe shorti për kupat e Europës, atëherë Partizani merr pjesë Ligën e Kampionëve dhe Tirana në Ligën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"