UEFA cakton arbitrat për Skënderbeun dhe Shkëndijën, sërish një shqiptar te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 14:56

UEFA cakton arbitrat për Skënderbeun dhe Shkëndijën, sërish një shqiptar te Milani

UEFA ka caktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e para të “play-off”-it Ligës së Europës.

triemanis

Andris Triemanis

Përballja mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut, e cila do të luhet në orën 19:00 më datë 17 gusht, do të gjykohet nga gjyqtari letonez Andris Treimanis. 32-vjeçari është arbitër i FIFA-s që nga 2011-a, por nuk ka asnjë precedent të mëparshëm ku të ketë gjykuar skuadra shqiptare apo përfaqësueset e Shqipërisë.

Harald_Lechner,_Fußballschiedsrichter_(03)

Harald Leçner

Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, e cila do të luhet në orën 20:45 më datë 17 gusht, do të gjykohet nga austriaku Harald Leçner. 35-vjeçari është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2010, por nuk ka asnjë precedent të mëparshëm ku të ketë gjykuar skuadra shqiptare apo përfaqësueset e Shqipërisë.

Sokol Jareci

Pjesë e stafit të dërguar nga UEFA për ndeshjen Milan-Shkëndija do të jetë gjithashtu edhe një shqiptar. Sokol Jareci, ish-arbitër i njohur në Shqipëri, është përzgjedhur si vëzhgues i arbitrave të këtij takimi. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues që Milani luajti në Rumani ndaj Kraiovës, vëzhgues ishte sërish një shqiptar, Plarent Kotherja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"