UEFA bën publike shifrat e majme, ja përfitimet për çdo klub në Champions League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 16:39

UEFA bën publike shifrat e majme, ja përfitimet për çdo klub në Champions League

Ditën e nesërme nis edhe faza e grupeve të kompeticionit më të madh europian, Champions League. UEFA, ka bërë publike edhe përfitimet e majme për klubet që do të marrin pjesë në këtë sezon.

champions

Kështu, çdo ekip që është tashmë pjesë e Champions-it, do të përfitojë 15.25 milionë euro, ndërkohë që për çdo fitore në fazën e grupeve, do të shpërblehet me 2.7 milionë euro, ndërkohë që barazimi me 900 mijë euro. Klubet që do të marrin të gjitha fitore do të arrijnë shifrën e 16.2 milionë eurove vetëm në këtë fazë.

Ndërsa, për fazën pas grupeve, çdo klub do të marrë:

9.5 milionë euro për kualifikimin në 1/8 e finales

10.5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale

12 milionë euro për kualifikimin në gjysmëfinale

15 milionë euro për kualifikimin në finale

4 milionë euro shtesë për triumfin në finale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"