UEFA bën publike oraret, ja kur luajnë Luftëtari, Partizani e Laçi në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2018 | 19:22

UEFA bën publike oraret, ja kur luajnë Luftëtari, Partizani e Laçi në Europë

UEFA ka bërë publike ditën e sotme edhe orën se kur do të luajnë ekipet shqiptare në Europa League. Ndeshjet e para, do të luhen në datë 12 korrik, ditën e enjte, dhe gjithçka nis me Luftëtarin, në orën 16:45 ndaj Ventspils.

europa-league

Më pas, është Partizani që përballet në kryeqytet, ndaj Mariborit, në orën 17:30, ndërsa i fundit që zbret në fushë është Laçi, në Qipro ndaj Anorthosis, në orën 19:00. Ndërkohë, Kukësi përballet në 11 korrik, në orën 19:00, në stadiumin Loro Borrici ndaj Valetës.

12 Korrik

16:45 | Ventspils-Luftëtari

17:30 | Partizani-Maribor

19:00 | Anorthosis-Laçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"