UEFA bën gati dënimin e rëndë, një tjetër kombëtare rrezikon përjashtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 18:45

UEFA bën gati dënimin e rëndë, një tjetër kombëtare rrezikon përjashtimin

UEFA do të japë me siguri një dënim të rëndë kundër Bullgarisë për rastin e fundit të racizmit ndaj lojtarëve të Anglisë. Dënimi minimal nis prej mbylljes së pjesshme të stadiumit dhe gjobave.

Tifozet bullgare

Në rast përsëritjeje të kësaj sjelljeje, siç është edhe rasti i Bullgarisë do të kemi një mbyllje totale të stadiumit dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh. Në rast të përsëritjes së këtyre skenave, atëherë protokolli i UEFA-s përcakton mbylljen e stadiumit me më shumë se një ndeshje, duke sjellë edhe humbjen e ndeshjes në tavolinë, por edhe heqjen e pikëve dhe deri në skualifikim nga kompeticioni.

Historia ka treguar se masat ndëshkimore për çështjet e racizmit nuk kanë mbërritur kurrë deri në masat ekstreme. Spanjës iu vendos një gjobë prej 50 mijë eurosh pasi abuzoi lojtarët anglezë gjatë një miqësoreje në 2004-ën. Deri tani ndëshkimet kanë qenë në nivel gjobash dhe mbyllje stadiumi.

UEFA

A do të kemi këtë herë një dënim ekzemplar të UEFA-s për ta bërë shembull që fenomene të tilla të reduktohen? Këtë do ta shohim në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Disiplinës kur të diskutohet kjo çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"