Udineze do Berishën, Takaj: Ja e vërteta me rusët e Anzhit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2016 | 10:30

Udineze do Berishën, Takaj: Ja e vërteta me rusët e Anzhit

Zhvillime të papritu ra për Bernard Ber ishën. Në një kohë që klubi korçar, vetë lojtari dhe menaxheri i tij kanë bërë fakt të kryer transferimin te klubi i Anzhit, gjasat janë që marrëveshja me rusët të prishet. Në orët e fundit ka dalë në skenë një interesim i Udinezes. Mediat italiane zbuluan dje se klubi i Serisë A po këmbëngul për të blerë mesfushorin e Skënderbeut.

Berisha-dhe-Takaj“Duke pritur ardhjen e Valon Behramit, presidenti i Udinezes po përgatit edhe blerjen e Bernard Berishës nga Skënderbeu”, shkruante dje portali “sportmediaset.it”, që përfaqë- son gjigandin mediatik italian “Mediaset”.

Më të besueshëm bëhen zërat për një transferim të Berishës tek Udineze kur kontakton presidentin Ardjan Takaj.

Ishte ky i fundit që pak ditë më parë zyrtarizoi transferimin e Berishës në Rusi, por dje në mbrëmje, në një bisedë për “Panorama Sport”, i pyetur për Berishën, deklaroi: “Ajo që mund të them aktualisht është se për Berishën kemi një ofertë zyrtare nga Anzhi. Mirëpo, e vërteta është se transferimi nuk është mbyllur ende. Gjithashtu, mund t’ju konfirmoj se jemi në dijeni për interesimin që klubi i Udinezes ka për Berishën”.

Me sa duket, drejtuesit e Skënderbeut janë gati të prishin marrëveshjen me rusët, por pasi të kenë dëgjuar më parë ofertën zyrtare të italianëve. Gjasat janë që Udineze të kalojë shumën prej 600 mijë eurosh që kishin ofruar rusët. Një situatë e çuditshme dhe që duket qartë se Takaj është lëkundur e pret të dëgjojë italianët. Nga ana tjetër, lojtari ka aplikuar për vizën ruse dhe ka thënë se më 15 janar do të udhë- tonte drejt Moskës për të mbyllur transferimin. Mbetet për t’u parë tashmë nëse Berisha do të luajë për Anzhin në Rusi apo për Udinezen në Serinë A.

Përgatiti: LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"