Udhëzime pa fund, trajnerët me lupë ndaj gabimeve të lojtarëve/ Ja pikantet e duelit Laçi-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 23:17

Udhëzime pa fund, trajnerët me lupë ndaj gabimeve të lojtarëve/ Ja pikantet e duelit Laçi-Teuta

-Laçi ia doli që të kualifikohej për herë të pestë në finalen eKupës së Shqipërisë. Në takimin e zhvilluar dje me Teutën interesimi qe i ulët, pasi në total ishin afro 500 tifozë. Në tribunën VIP,krahas dy presidentëve, ishte i pranishëm edhe ish-sulmuesi Edmond Dosti, si dhe ish-trajneri Besnik Prenga.

Duro Laci

– Para ndeshjes trajneri Shpëtim Duro takoi lojtarët e Teutës, tëcilët i ka drejtuar në të shkuarën. Këtu bën pjesë edhe trajneri Renato Arapi.

-Minuta 15, portieri Dajsinani e hap topin në të djathtë të sulmit,por trajneri Duro i tërhoqi vëmendjen, pasi gjuajtjen duhet tabënte në krahun tjetër ku kishte më shumë shokë të skuadrës.

-Një faull kundrejt Jazexhit, ekzekutohet shpejt nga Aleksi, kjo irriton së tepërmi trajnerinArapi i cili thërret disa herë: “Çfarë bën o Aleks?” Lojtari në shenjë ndjese ngre dorën.

-Disa tifozë kurbinas, fare pranëpankinës së Teutës, ngacmoninherë pas here këdo që ngrihej në këmbë për të udhëzuar ndonjë lojtar. Mes tyre ishte dhe AsionDaja ai që mori disa fyerje, por lojtari u tregua i qetë dhe nukreagoi për asnjë moment.

-Arapi në një moment u drejtohet të tijve: “Hajt çuna se edhe 2 minuta ka”. Por në atë çast shënon Laçi dhe disa tifozë drejtohen nga pankina e durrsakëve:”Hajt, hajt se dhe dy minuta ka”. Kjo frazë u përsërit disa herë.

-Pas barazimit, trajneri Duro kërkon që loja të jetë më e shtruardhe me pasime të sakta. Është Ziko ai që trajneri i tërheq disaherë vëmendjen që të ketë kujdes me pasin. Por emri më i lakuargjatë ndeshjes nga trajneri Duro ka qenë i Ujkës.

-Trajneri Duro i kërkon Shehut që të luajë me Adeleken, ndërsandryshon edhe skemën që e kthen me tre prapa. -Minuta 67, portieri Dajsinani lëshon një top në lartësi te Deliu, qënuk e zotëron dot. Duke ditur që Deliu nuk është shtatlartë, trajneri Duro i drejtohet portierit të Laçit: “O Mario, tek Ardi e gjete me krosuar top në lartësi?!”

-Disa faulle afër fundit të sfidës e nervozojnë trajnerin e skuadrëskurbinase, i cili irritohet me Shehun, për vendin ku u bë kjo faullpasi ishte pranë zonës së kurbinasve.

-Shtesa nga arbitri i katërt ishte 5 minuta, por stafi kurbinas dhevetë Duro nuk e pëlqyen këtë vendim për kaq shumë shtesë. “Ku i gjetët 5 minuta shtesë?”, i drejtohet tekniku arbitrit të katërt Ardjan Beqiraj.

-Sfida e radhës në kampionat është ndaj Dinamos dhe teknikui bluve, Vanoli, ishte në stadium në tribunën ballore për tëparë Laçin.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"