”Udhëtuam me tren për tre orë”, Guardiola justifikohet pas ndeshjes: Kur kjo skuadër arriti në finale të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 22:01

”Udhëtuam me tren për tre orë”, Guardiola justifikohet pas ndeshjes: Kur kjo skuadër arriti në finale të…

Mançester Siti u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë nga londinezët e Çelsit duke shuar kështu shpresat për një sezon të lavdishëm nën drejtimin e Guardiolës.

pep guardiola

Pas ndeshjes, tekniku spanjoll u shpreh mjaft i irrituar teksa u mundua t’ja linte fajin kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve dhe u justifikua me faktin se Siti kishte 4 vite rresht që arrinte në një finale kupe, por askujt nuk i kishte bërë përshtypje.

“Çfarë mund të them? Kishim dy ditë e gjysmë për të rikuperuar sfidën ndaj Çelsit dhe për të luajtur jashtë duhet të udhëtonim, ishim në tren për tre orë dhe na ndaluan dhe një orë tjetër.

Të gjithë meritonin të luanin, mos thoni që nuk i kushtojmë vëmendje, kur kjo skuadër arriti në katër finale radhazi në kupën Karabao. Thjesht thoni se e humbëm ndeshjen dhe kur humb një ndeshje të gjithë të vërsulen, por është një veprim i dobët. Kur Siti arriti të shkonte në katër finale të kupës Karabao ju nuk i kushtuat vëmendje’’, e mbylli fjalën e tij Pep Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"