Udhëtimi 31 ditor në Rusi, ja 30 imazhet më të bukura të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 22:43

Udhëtimi 31 ditor në Rusi, ja 30 imazhet më të bukura të Botërorit

Një udhëtim mes 64 ndeshjeve që shijuam gjatë 31 ditëve në Rusi, përmes lentes së fotografëve 30 imazhet më të bukura të Botërorit:

1 Kupa e Botës e ngriti siparin me fitoren 5-0 të Rusisë ndaj Arabisë. Çerishev, një nga yjet e turneut, uli tre mbrojtës te goli i dytë i vendësve.

1

2 Ditën e dytë, Kristiano Ronaldo i la të gjithë gojëhapur kur shënoi golin e barazimit për Portugalinë (3-3) në shtesë ndaj Spanjës me një goditje dënimi.

2

3 Nejmar mori vëmendjen në Rusi ditën e debutimit të Brazilit, por këtë herë për arsyet e gabuara. Ky është një nga simulimet e tij pas ndërhyrjeve të Behramit.

3

4 Mbetën jashtë 1/8-ave vetëm prej rregullit të çuditshëm të kartonëve, por Senegali u argëtua në Rusi. Gjatë stërvitjes përpara Japonisë, afrikanët kërcyen.

4

5 Rudi mori më shumë seç meritonte në dyluftimin ndaj Toivonenit gjatë Gjermani-Suedi. Debutimi i mesfushorit në  Rusi rezultoi me një hundë të thyer.

5

6 Kur Kros u dhuroi tri pikët kampionëve të botës në minutën e 95-të me këtë gol ndaj Suedisë, të gjithë menduan se “pancerat” u rikthyen. Por, u gabuam…

6

7 Tifozët islandezë u bënë të njohur për festimin e tyre “Haka” në Euro 2016, por ata e sollën të njëjtën atmosferë  edhe në stadiumet e Rusisë.

7

8 Festimi i Maradonës pas golit të parë të Mesit kundër Nigerisë. Legjenda argjentinase ishte protagonist për mirë dhe për keq në Rusi.

8

9 Ndaj Nigerisë kalohej vetëm duke fituar dhe duke sakrifikuar. Prandaj Mesit i duhej të merrte edhe ndonjë takë në fytyrë për të arritur qëllimin e Argjentinës.

9

10 Mesi feston në këtë mënyrë pas golit të parë kundër Nigerisë. Ai i hapi rrugën fitores që i ndihmoi nënkampionët e botës të kalonin grupin.

10

11 Heung-min Son nuk do ta harrojë kurrë këtë gol. Ishte më i lehti i karrierës së tij, por ua shënonte kampionëve të botës (2-0), duke vulosur eliminimin e tyre.

11

12 Lojtarët koreanë festojnë triumfin e tyre historik ndaj Gjermanisë, ndërsa Toni Kros largohet i zhgënjyer drejt dhomave të zhveshjes.

12

13 Ronaldo e dërgoi Portugalinë deri në 1/ 8-at. Ndaj Uruguait humbi edhe qetësinë, duke trembur arbitrin Sezar Arturo. Protesta i kushtoi kartonin e verdhë.

13

14 Kristiano ndihmon Kavanin të lërë fushën pas dëmtimit në ndeshjen e 1/8-ave. Për këtë gjest, portugezi mori duartrokitjet e gjithë stadiumit.

14

15 Rusia feston kualifikimin e saj në çerekfinale, pasi eliminoi Spanjën me penallti. Ishte festa  e fundit e organizatorëve.

15

16 Shumë prisnin që Iniesta të prodhonte magjinë e tij të fundit me fanellën e Spanjës, por legjenda u largua me lot në sy pas eliminimit nga Rusia në 1/8-at.

16

17 Kjo është festa e çmendur e belgëve pas golit të barazimit ndaj Japonisë (2-2). Në shtesë përmbysën me Çadlinë edhe pse po mundeshin 2-0.

17

18 Këtij tifozi japonez nuk mund t’i mbeteshin veç lot hidhërimi pas eliminimit më dramatik. “Samurajtë” kryesonin 2-0 në 1/8-at kundër Belgjikës.

18

19 Kjo ishte mënyra se si brazilianët largonin presionin në Rusi. Alison luan me vajzën e tij Helena. Familjarët e “Seleçaos” u panë shpesh në stërvitje.

19

20 Nuk të ndodh shpesh të barazosh pas minutës së 90-të në 1/8-at kundër Anglisë. Por, kolumbiani Jerri Mina kërceu mbi të gjithë anglezët në Rusi.

20

21 Anglia feston për herë të parë kualifikimin në një Botëror nga gjuajtja e penalltive. Mallkimi u prish ndaj Kolumbisë.

21

22 Kualifikimin në çerekfinale Xhesi Lingard e festoi në këtë mënyrë me familjarët dhe miqtë e tij pas penalltive ndaj Kolumbisë.

22

23 Edhe Herri Kejn e ruajti kualifikimin ndaj Kolumbisë me një foto me familjen dhe miqtë e tij në “Spartak Stadium”.

23

24 Këto janë lotët e zhgënjimit të Hames Rodrigezit, i cili nuk mundi dot të ishte kundër Anglisë. Kolumbiani mbeti në fund të ndeshjes i vetëm në stol.

24

25 Modriç, lojtari më i mirë i turneut, tenton një goditje në gjysmëfinalen kundër Anglisë më 11 korrik.

25

26 Pasi rrëzuan një fotograf të agjencisë AFP në tokë gjatë festimeve të çmendura të kroatëve në shtesë kundër  Anglisë, ata e ngrenë dhe e puthin.

26

27 Moment i veçantë ishte edhe përqafimi i trajnerit të Anglisë Sauthgejt me gruan e tij në një stadium të boshatisur pas eliminimit nga Kroacia.

27

28 Zakonisht është pjesa më e qetë e stadiumit, por presidenti francez, Makron, nuk i mbajti dot emocionet në një prej golave të kampionëve të botës.

28

29 Pogba ka marrë shumë kritika për formën e tij të sezonit të fundit, por në Rusi shkëlqeu dhe ky është goli i 3-1 i Francës në finale.

29

30 Talenti më i madh i kampionëve të botës, Kilië Mbape, i jep puthjen e ëmbël trofeut më të rëndësishëm për një futbollist. Kush e di sa të tjerë do të vijnë…

30

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"