Udhëtim sfilitës i Teutës, dibranët u bëjnë… një nder

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2021 | 12:04

Udhëtim sfilitës i Teutës, dibranët u bëjnë… një nder

Teuta ka udhëtuar që dje drejt Peshkopisë në mënyrë që skuadra të jetë e freskët për ndeshjen e parë të Kupës me Korabin vendës.

teuta

Gjithsesi, udhëtimi me autobus ka qenë sfilitës për durrsakët, për shkak të gjendjes së rrugës që kanë përshkruar.

Udhëtimi ka zgjatur rreth 6 orë, por sot të besuarit e trajnerit Edi Martini pritet të jenë të freskët.

Durrsakët kanë gjetur mirëkuptimin e dibranëve, të cilët u kanë hapur dyert e stadiumit miqve për të kryer përgatitjet e fundit në fushën ku do të luajnë sot ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Në këtë takim pritet që të ketë rrotacion në formacion, pasi trajneri Martini ka lënë pushim një pjesë të titullarëve. Mungojnë Koubemba dhe Daja për shkaqe dëmtimi dhe pritet të luajnë lojtarët që kanë pasur më pak hapësira në këtë fillim sezoni me më pak minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"