Uanda, Ikardi dhe Çina Suarez. Ndërhyn Erjona Sulejmani: T’i dërgosh foto nudo një të martuari quhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 22:08

Uanda, Ikardi dhe Çina Suarez. Ndërhyn Erjona Sulejmani: T’i dërgosh foto nudo një të martuari quhet…

Erjona Sulejmani bëhet pjesë e “telenovelës” mes Uanda Narës, Mauro Ikardit dhe aktores argjentinase Eugenia “Çina” Suarez. Kjo e fundit i ka dërguar disa foto nudo sulmuesit argjentinas dhe nga aty nisi telenovela që zgjat prej ditësh me ndarjen e çiftit.

erjona uanda

Çina Suarez u mbrojt në mediat argjentinase duke thënë se besonte në dashurinë e lirë. Një deklaratë që ka sjellë edhe reagimin e Erjona Sulmejanit. Modelja shqiptare, në një postim në rrjetet sociale i është kundërvënë menjëherë asaj.

“T’i dërgosh foto nudo një burri të martuar dhe me fëmije sot quhet “dashuri e lirë”. Nëse do ta bënin me burrin e saj, si do ta quante?”, shkruante Erjoa Sulejmani, duke postuar perkrah edhe figurën e një klouni.

ddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"