“Uanda e ka tradhtuar me Keita Balden”, shpërthen Ikardi: Senegalezi i nis foto private

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 21:21

“Uanda e ka tradhtuar me Keita Balden”, shpërthen Ikardi: Senegalezi i nis foto private

Uanda Nara vijon të jetë në qendër të vëmendjes në kronikat rozë. Së fundmi gazetari Jordi Martin ka zbuluar një prapaskenë tradhtie, ku sipas tij Vanda Nara pas një zënke me Mauro Ikardin e ka tradhtuar ish-kapitenin e Interit me lojtarin senegalez Keita Balde, periudhë kur dy futbollistët ishin pjesë e zikaltërve në sezonin 2018-2019.

Screenshot-2023-01-27-085620 (1)

“Më kanë siguruar që ka pasur dy takime mes Vandës dhe Baldes. Njëri në Milano dhe tjetri në Dubai. Takimin në Milano e ka zbuluar edhe vetë Ikardi pas disa pamjeve filmike”, shprehet gazetari.

Ndërkohë, së fundmi Mauro Ikardi ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram” (më pas e ka fshirë), në të cilin e quan gazetarin “gënjeshtar”, por nga ana tjetër sulmuesi i Gallatasarajit ka sulmuar gjithashtu edhe bashkëshorten e Keita Baldes, duke bërë të ditur se ky i fundit i ka ngacmuar gruan: “Sapo paralajmërova një të shkretë që e tradhton burri, i cili prej kohësh vazhdon t’i shkruajë gruas sime (ne nuk jemi divorcuar). E fton Vandën në Dubai. Kam edhe mesazhet, foto dhe gjithçka që Balde i ka dërguar privatisht në ‘Instagram'”, shkruan ndër të tjera Ikardi.

Mauro Icardi dyshon Wanda Nara e ka tradhëtuar me Keita Balde – Abc News

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Simona Gautierit, partneres së Baldes: “Këta njerëz jetojnë me lajme të tilla. Ne nuk na interesojnë dhe nuk duam t’ia dimë fare”. Për këtë situatë ka reaguar gjithashtu edhe vetë Keita Balde, i cili aktualisht është pjesë e Spartakut të Moskës. “Këtë që po thonë sot për ne, ndoshta nesër do ta dëgjojmë për dikë tjetër. Si ju shkon ndër mend të thoni diçka të tillë. Kemi kaluar disa ditëlindje si kolegë pune dhe asgjë më tepër”, shprehet Balde.

Kujtojmë se në periudhën e Interit, Vanda Nara është përfolur për një flirt edhe me Marcelo Brozoviç, çështje që ka shkuar deri në gjykatë me padi për shpifje kundër paparacit të famshëm, Fabricio Korona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"