U19| 21 gola në 5 ndeshje, Internacional shkatërron Dinamon. Apolonia-Besa, paqe e çmendur me 6 gola, ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2020 | 14:37


U19| 21 gola në 5 ndeshje, Internacional shkatërron Dinamon. Apolonia-Besa, paqe e çmendur me 6 gola, ja rezultatet

Janë zhvilluar sot ndeshjet e Kategorisë Superiore U19 për javën e nëntë të kampionatit në Grupet A dhe B. Plot 21 gola u realizuan në 5 takime.
kategoria_superiore_u19_cover
Në Grupin A, Internacionali shkatërroi me rezultatin 1-5 Dinamon, kurse Tirana mundi bindshëm 3-0 Shkodrën.
Spektakolare ka qenë sfida e Grupit B Apolonia-Besa, e cila u mbyll me rezultatin 3-3. Në këtë grup, fiton dhe Akademia e Futbollit që mund Flamurtarin me rezultatin 3-1. Sfida tjetër Pogradeci-Teuta u mbyll në shifrat 1-1.

REZULTATET

Gr.A
TIRANA-SHKODRA 3-0

DINAMO-INTERNACIONAL 1-5

Gr.B
AKADEMIA E FUTBOLLIT-FLAMURTARI 3-1

APOLONIA-BESA 3-3

POGRADECI-TEUTA 1-1

PANORAMASPORT.AL