U17 zhgënjen sërish, shkatërohen 5-0 nga Holanda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2015 | 17:00

U17 zhgënjen sërish, shkatërohen 5-0 nga Holanda

U-17_newportKombëtarja U-17 ka zhgënjyer sërish. Pas humbes 2-0 ndaj Zvicrës, kuqezonjtë e vegjël kanë humbur 5-0 kundër Hollandës, në ndeshjen e tyre të dytë, për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit.

Takimi është zhvilluar  sotnë mesditë, ku kuqezinjtë nuk kane arritur dot që të përballojnë që në fillim vrullin e “tulipanëve”.

Akedany ka zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, në minutën e katërt. Më pas, menjëherë ka ardhur një gol i shpejtë nga Lopez në mintën e ‘10. I njëti autor shënon në minutën e fundit të pjesës së parë dhe me 3-0, është mbyllur pjesa e parë. Kombëtarja U-17, e drejtuar nga Xhemal Mustadanagic, e kishte të vështirë që të përmbyste këtë rezultat, në periudhën e dytë të ndeshjes. Në dy minutat e fundit, Holanda godet sërish me anë të Vente të ‘79 dhe Kumbulla autogol në castet shtesë (‘82).

Kombëtarja U-17 merr kështu edhe humbjen e dytë në këto eliminatore, duke mos arritur të tregojë vlerat e saj, pavarësisht shkallës së vështirësisë së kundërshtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"