U zyrtarizua tek Mançester Siti, Torres tregon arsyet e largimit nga Valencia: Doja të isha kapiteni dhe një ndër më të paguarit në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 15:58

U zyrtarizua tek Mançester Siti, Torres tregon arsyet e largimit nga Valencia: Doja të isha kapiteni dhe një ndër më të paguarit në ekip

Afrimi më i ri i Mançester Sitit, Ferran Torres tregon se u largua nga Valencia pasi klubi spanjoll nuk e bëri atë kapiten dhe një ndër më të paguarit në skuadër. Torres kaloi tek Mançester Siti për 21 milionë euro dhe shprehet i lumtur për transferimin.

torres

Spanjolli dha një intervistë për “Marca” ku shpjegoi edhe arsyet e largimit nga Valencia. “Unë doja të bëhesha kapiteni i ekipit dhe një ndër më të paguarit në skuadër, por klubi nuk realizoi as njërën as tjetrën. Unë nuk kisha marrëdhënie të mira me kapitenin e ekipit, Dani Parejo. Klubi më tha personalisht që nuk do mbështetej tek unë.

Pep Guardiola ishte ai që më bindi të tranferohesha tek Mançester Siti”, përfundon Ferran Torres.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"