U zyrtarizua te Shkëndija e Tetovës, ja fjalët e para të Bruno Ditës si kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 17:21

U zyrtarizua te Shkëndija e Tetovës, ja fjalët e para të Bruno Ditës si kuqezi

Bruno Dita është futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Lajmi qarkullonte prej kohësh por vetëm sot erdhi zyrtarizimi.

dita te shkendija

Klubi kuqezi e prezantoi mesfushroin me një video në rrjetet sociale. Kontrata e Ditës me Shkëndijën është për dy sezone dhe lojtari do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka pasi ndeshjet e Kupës së Europës janë shumë afër. Pas zyrtarizimit me ekipin e Shkëndijës së Tetovës ka folur edhe vetë Dita.

“I lumtur që jam pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Falenderoj klubin për besimin dhe menaxherin Florin Biba për arritjen e kësaj marrëveshjeje”, ishin fjalët e para të Bruno Ditës si lojtar i Shkëndijës.

bruno dita

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"