U zëvendësua në minutën e 55-të, Kalari përfundoi në spital menjëherë pas ndërrimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 18:10

U zëvendësua në minutën e 55-të, Kalari përfundoi në spital menjëherë pas ndërrimit

Fitorja e djeshme ka qenë e vuajtur për Partizanin, pasi disa lojtarë kanë sakrifikuar duke luajtur edhe me temperaturë. Renaldo Kalari ka qenë nga të prekurit me grip, por për shkak të etheve ai ka dalë nga fusha e lojës në minutën e 55-të.

kalari

Mësohet se pas zëvendësimit Kalari ka përfunduar në spital. Për shkak të temperaturës së lartë i është dashur që të marrë shërbimin e specializuar me serume dhe ilaçe, në mënyrë që të stabilizohej shëndeti i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"