U zbuluan 4 raste me Covid-19, klubi i njohur hyn në karantinë dhe kërkon shtyrjen e 3 sfidave të ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 15:19

U zbuluan 4 raste me Covid-19, klubi i njohur hyn në karantinë dhe kërkon shtyrjen e 3 sfidave të ardhshme

Skuadra gjermane e Hertës së Berlinit ka hyrë në një karantinë dyjavore pas 4 rasteve pozitive me Covid-19 brenda skuadrës.

herta e berlinit

Infektimi i dy lojtarëve dhe dy anëtarëve të stafit ka detyruar klubin të hyjë në izolim total, teksa në federatë është kërkuar nga drejtuesit e Hertës  shtyrja e tre sfidave të ardhshme për kampionat që kryeqytetasit do të luajnë Maincit të dielën, kundër Frajburgut të mërkurën e ardhshme dhe kundër Shalkës të dielën e javës së ardhshme.

Ekipi gjerman nuk po kalon një moment aspak të mirë teksa para pak ditësh shkarkoi dhe trajnerin për shkak të rezultateve të dobëta dhe tani i duhet të përballet me virusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"