U vra me armë zjarri tifozi adoleshent shqiptar, arrestohen 4 persona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 11:08

U vra me armë zjarri tifozi adoleshent shqiptar, arrestohen 4 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona në lidhje me vrasjen tronditëse të anëtarit të tifogrupit të Prishtinës “Plisat” Lekë Bulliqi.

Plista

Mediat në Kosovë raportojnë se mbrëmjen e djeshme janë ndaluar 4 shtetas të dyshyar për vrasjen e 17-vjeçarit teksa iu konfiskua një arsenal armësh: një pushtë gjuetie, një kallashnikov dhe 23 fishekë.

Bulliqi u ekzekutua në rrugën “Hys Popova” përpara dy ditësh. Shkaqet e ekzekutimit të tij mbeten ende mister.

Njoftimi i Policisë së Prishtinës:

Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar, në fsh. Tërnavë-Podujevë janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK/47, 23  fishekë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa viktima mashkull  kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së si pasojë e plagosjes me armë zjarri  ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar  trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.  Katër të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje  për 48-orë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"