U vërshëllye, Bonuçi bën sherr me “San Siron”: E ëma e idiotëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 10:23

U vërshëllye, Bonuçi bën sherr me “San Siron”: E ëma e idiotëve…

Leonardo Bonuçi mungoi në sfidën që Juventusi luajti ndaj Milanit, por këtë herë që shkeli fushën në “San Siro”, stadiumi dhe ish-tifozët kuqezi të pranishëm në këtë duel, nuk ngurruan për t’i garantuar gjatë çdo prekjeje të topit vërshëllima, të cilave edhe futbollisti, pavarësisht analizës së ndeshjeve, iu përgjigj shumë ashpër.

bonuci itali

“Shumë vërshëllima për mua? E ëma e idiotëve është gjithmonë shtatzënë, – u shpreh juventini, që më pas kthehet te ndeshje. – E rëndësishme për mua është që të kem besimin e shokëve të skuadrës dhe kaq më mjafton. Tjetër fitore e munguar? Provuam gjithçka, na mungon ende pak agresivitet dhe ligësi përpara portës rivale, por do e gjejmë duke punuar bashkë. Pjesa e dytë e lodhshme? Portugalia na lejoi të luanim në pjesën e parë, por në të dytën kishte kursyer energjitë që të bënte presing një kundër një: Pici ndaj Zhorzhinjos e Verratit dhe Bernardo Silva te Biragi mbi gjithë të tjerët. Kjo na vështirësoi manovrën e lojës, por shpërdoruam shumë edhe në pjesën e parë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"