U vaksinua me “Pfizer” dhe e zuri COVID-i sapo u kthye nga Lojërat Olimpike, Briken Calja e mposht me sukses

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 9:39

U vaksinua me “Pfizer” dhe e zuri COVID-i sapo u kthye nga Lojërat Olimpike, Briken Calja e mposht me sukses

Nënkampioni i botës në peshëngritje, Briken Calja, i cili vetëm për një kg nuk arriti të merrte medaljen e bronzit më Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, është u infektua me Koronavirus, sapo u kthye nga Lojërat Olimpike.

briken calja

Për fat të mirë, peshëngritësi nga Elbasani, arriti ta mposhte me sukses virusin, ndërkohë që para nisjes për në Olimpiadë, ishte vaksinuar me “Pfizer”.

calja

Calja ka konfirmuar për “Panorama Sport”, se e ka kaluar COVID-in, teksa 2 ditë ka qenë me temperaturë dhe dhimbje koke. Për fat të mirë gjithçka është lënë pas dhe sportisti i talentuar shqiptar gëzon shëndet të plotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"